Vazhdon turpi i federatës serbe, dënon skuadrën nga Sanxhaku

- Bota Sot

Vazhdon turpi i federatës serbe, dënon skuadrën nga Sanxhaku

Skuadra nga Sanxhaku, Novi Pazari, është si gjithmonë nën shenjestrën e Federatës së Futbollit të Serbisë.

“Terrori vazndon nga Federata Serbe e Futbollit kundër klubit të futbollit Novi Pazari”, shkruan mediumi “Sanxhaku Danas”.

“Klubi i futbollit Novi Pazar është dënuar me pesë ndeshje pa shikues nga Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës Serbe të Futbollit

Ky vendim u mor për shkak të disa incidenteve që ndodhën në fund të sezonit të kaluar të Superligës serbe.

Në pesë ndeshjet e ardhshme në shtëpi, Novi Pazar do të mund të mbështetet vetëm në mbështetjen e anëtareve femra dhe nxënëseve të shkollave fillore, të shoqëruara nga nënat e tyre”, shkruan të tej.

Novi Pazari po përgatitet për ndeshjet evropiane përkatësisht Conference League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot