Marc-Andrc ter Stegen nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës, dhe klubi katalanas po punon për shitjen e portierit gjerman gjatë merkatos së verës.
E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, ku disa skuadra janë në kërkim të përforcimeve në portë.
Interi dhe Milani janë në garë në rast largimi të Yann Sommer dhe Mike Maignan, ndërsa Fiorentina mund të hyjë në skenë nëse ndan rrugët me David De Gea. Edhe Napoli po monitoron situatën, me idenë për të afruar një portier me përvojë të madhe që do të mund të ishte alternativë luksi për Alex Meret.
Zhvillimet në ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e Ter Stegen, i cili pas viteve të lavdishme në “Camp Nou”, mund të nisë një aventurë të re në Itali.