Paqe mes ekipit në Turqi dhe sulmuesit shqiptar

- Bota Sot

Paqe mes ekipit në Turqi dhe sulmuesit shqiptar

Mes Sivasporit dhe Rei Manaj ka ardhur koha për “paqe”.

Fundi i sezonit nuk ishte aspak i bukur për ta, në një marrëdhënie dashurie që ishin prej kohësh, teksa Manaj ishte heroi i Sivaspor.

Më pas turqit e dënuan Manajn duke e lënë jashtë ekipit për finalet e sezonit pasi sipas tyre, sajoi një dëmtim për të pushuar.

Në fund, Sivaspori ra në Kategorinë e Parë, ndërsa tani Manaj kërkon largimin.

Derisa të vijë ky moment, Manaj po vazhdon stërvitjen me Sivasporin. Trajneri i Sivaspor, Osman Korkmaz, ka treguar se gjithcka po shkon në përsosmëri. “Rei Manaj është lojtari ynë aktualisht.

Po punon me ekipin, plotësisht i motivuar dhe shumë entuziazst. Nga ana tjetër, po ndjekim procesin e transferimit të tij”, tha Korkmaz.



Lexoni të gjitha në Bota Sot