Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për investimet në mbrojtjen e kufijve, duke thënë se kontrabandistët e migrantëve po përshtaten me zbatimin e ligjit.
Ai shton se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca tani duhet të përshtatin reagimin e tyre.
Macron vazhdon të kundërshtojë Brexit-in, duke thënë se popullit britanik iu “shit një gënjeshtër” se problemi me migracionin ishte Evropa.
Udhëheqësi francez thotë se është hera e parë në nëntë vjet që Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po “japin një përgjigje”, duke e përshëndetur marrëveshjen e shkëmbimit si një marrëveshje të mirë që do të sjellë rezultate.
Ai shton se do të duhen masa parandaluese për të ndaluar njerëzit që duan të vijnë, shkruan BBC.