Bologna “trembet” nga çmimi i kartonit

- Bota Sot

Bologna “trembet” nga çmimi i kartonit

E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi duket gjithnjë e më larg, teksa klubi zikaltër është i hapur ndaj ofertave për mesfushorin shqiptar.

Sipas raportimeve nga Italia, një interes konkret ka ardhur nga Bologna, që ka nisur kontaktet me drejtuesit e Interit për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të 23-vjeçarit.

Burime pranë “Corriere dello Sport” bëjnë të ditur se së fundmi është zhvilluar edhe një bisedë telefonike mes drejtuesve të dy klubeve. Bologna, që synon të mbajë ritmin e lartë të sezonit të kaluar dhe të luftojë për një vend në Champions League nën drejtimin e trajnerit Vincenzo Italiano, e sheh Asllanin si një profil ideal për skemat taktike të teknikut italian.

Megjithatë, negociatat kanë hasur një pengesë të parë: çmimi prej rreth 18 milionë eurosh i vendosur nga Interi për kartonin e mesfushorit është konsideruar i lartë nga drejtori sportiv i Bolognas, Giovanni Sartori. Për këtë arsye, klubi nga Emilia-Romagna po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje me huazim dhe të drejtë blerjeje – një formulë e përdorur shpesh për lojtarë të rinj që kanë nevojë për më shumë minuta në fushë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot