Bayerni hidhet në sulm për Xavi Simons

- Bota Sot

Bayerni hidhet në sulm për Xavi Simons

Bayern Munich ka nisur lëvizjet konkrete për të afruar Xavi Simons, mesfushorin ofensiv holandez që aktivizohet me RB Leipzig. Sipas “The Athletic”, klubi bavarez ka kontaktuar drejtuesit e Leipzig për të marrë informacion mbi situatën e 21-vjeçarit, i cili thuhet se ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Simons ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në “Red Bull Arena”, por kartoni i tij i përket PSG-së, që e bleu përfundimisht në merkaton e janarit për 55 milionë euro. Megjithatë, situata e tij duket e hapur për një transferim të ri këtë verë.

Bayern, që kërkon të përforcojë repartin ofensiv pas largimit të Mathys Tel drejt Tottenhamit dhe Leroy Sane te Galatasaray, e sheh Xavi Simons si një alternativë ideale për të zëvendësuar Jamal Musiala, i cili pritet të largohet gjithashtu.

Pas dështimeve në pistat Florian Wirtz dhe Nico Williams, si dhe refuzimit të Liverpoolit për të lënë të lirë Luis Diaz, drejtuesit bavarezë kanë ndryshuar strategji dhe kanë vendosur të përqendrohen te Simons. Ai shihet si një element shumëfunksional, që mund të luajë si në rolin e mesfushorit ofensiv pas sulmuesit, ashtu edhe në krahun e djathtë të sulmit..



Lexoni të gjitha në Bota Sot