Trajneri i Nome Kalju i pakënaqur me barazimin ndaj Partizanit

- Bota Sot

Trajneri i Nome Kalju i pakënaqur me barazimin ndaj Partizanit

Trajneri i Nome Kalju, Nikita Andrejev, ka qenë i pakënaqur me faktin se skuadra e tij nuk ia doli të fitonte ndaj Partizanit, pas barazimit 1-1. Por ai ka vlerësuar gjithsesi paraqitjen e futbollistëve të tij, të cilët i përgëzoi për atë që dhanë në fushë.

“Lojtarët erdhën në fushë me energji dhe dëshirë të mirë dhe nuk ishin të frikësuar, luajtën hapur ndaj një prej skuadrave më të mira në Shqipëri dhe mendoj se treguan një paraqitje të mirë dhe nivel të mirë. Mund vetëm t’i përgëzoj dhe them se hapi i parë u hodh, duhet të shohim hap pas hapi përpara.

Ky është futbolli, jam i kënaqur me performancën, ndoshta jo me rezultatin.

Mendoj se rezultati mund të ishte 1-0 e ndoshta më shumë. Por duhet të fokusohemi si mund të ndryshojmë në ndeshjen e dytë, çfarë korrigjimi mund të bëjmë dhe të marrim rezultatin që duam”, tha trajneri i Nome Kalju pas përfundimit të ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot