Një i vdekur e katër të lënduar është bilanci i aksdientit të sotëm që ndodhi në fshatin Sekiraçë të komunës së Podujevës.
Viktima i këtij aksidenti tragjik është Benjamin Hasani, nxënës i Shkollës Fillore “Enver Maloku” në Podujevë.
Lidhur me vdekjen e të riut ka reaguar edhe kolektivi i shkollës.
Në njoftimin e shkollës, thuhet se vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, arsimtarët dhe shoqërinë.
“Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku humbi jetën nxënësi i shkollës sonë Benjamin Hasani. Humbja e jetës së tij është humbje e madhe për familjen, arsimtarët dhe shoqërinë e tij. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë të afërmve të tij. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall, shokët e klasës, i gjithë stafi dhe nxënësit e shkollës Enver Maloku!”, thuhet në njoftim .