Norvegjia dhe Zvicra janë kualifikuar në çerekfinalen e Kampionatit Evropian për femra që po mbahet në Zvicër.
Riola Xhemaili e ka dërguar Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Evropian për futbolliste.
Të enjten mbrëma në Gjenevë, Zvicra e Finlanda luajtën 1:1. Barazimi i mjaftoi Zvicrës për të avancuar nga Grupi A.
Futbollistja shqiptare, Xhemaili, në lojë hyri në minutën e 82-të, ndërsa golin për 1:1 e shënoi në minutën e 93-të. Ajo realizoi me një goditje nga zona.
Finlanda ishte në epërsi prej minutës së 79-të.
Norvegjia edhe në xhiron e tretë, ka vazhduar me formën e mirë, duke arritur fitoren e tretë në Grupin A.
Norvegjezet mundën Islandën, me rezultat 4-3, të enjten mbrëma, në një duel të dominuar nga Norvegjia.
Gupset (15’, 26’), Maanum (49’, 76’), shënuan nga dy gola për fitoren e skuadrës norvegjeze, kurse, për ekipin finlandez realizuan Jonsdottir (6’), Erksodottir (84’) dhe Viggosdttir (90+5’).
Norvegjia kualifikohet si lideri i Grupit A me nëntë pikë, e ndjekur nga Zvicra me katër pikë.