Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, sipas të dhënave të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.