Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

- Bota Sot

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës bënë të ditur se nga sot (e premte) do të nisë grevën e paralajmëruar, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kjo sindikatë njofton se pas shumë takimeve e bisedimeve me drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdari, përfshirë edhe një takim të mbajtur sot, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe nuk është dhënë asnjë afat për nënshkrimin e kontratës që do të mundësonte kthimin në punë të punëtorëve të mbetur pa kontratë.

“Pas shumë takimeve dhe bisedimeve, sot u takuam përsëri me drejtorin e QKUK-së, z. Osman Hajdari. Në këtë takim shpresuam se do të merrnim një vendim ose zgjidhje për punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së, të cilët kanë mbetur pa punë. Megjithatë, as këtë herë nuk morëm asnjë garanci apo afat se kur do të bëhet nënshkrimi i kontratës për vazhdimin e punës”, thuhet në njoftim.

Për këtë, punëtorët do të nisin grevën sot e (e premte), më 11 korrik, duke filluar nga ora 10:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot