Bayern Munich e ka seriozisht për transferimin e Xavi Simons.
Bavarezët kanë kontaktuar rivalët e Leipzigu në lidhje me talentin holandez, i cili thuhet se ka njoftuar qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi.
Simons, 22 vjeç, ka luajtur në “Red Bull Arena” për dy sezone (21 gola në 76 ndeshje zyrtare).
Sipas “The Athletic”, Bayern Munich i ka vënë syrin atij për të forcuar sulmin dhe për të zëvendësuar Jamal Musiala, i dëmtuar.
Bavarezët, pasi dështuan për të marrë Wirtz dhe Nico Williams, synojnë që të sjellin holandezin në Mynih edhe pse nuk ka për të qenë e lehtë. Kostoja e këtij transferimi pritet të kalojë 60 milionë euro.