Modriç: Madridi është shtëpia ime e dytë

- Bota Sot

Modriç: Madridi është shtëpia ime e dytë

Mesfushori kroat Luka Modriç zyrtarisht e ka mbyllur kapitullin e tij të lavdishëm me Real Madridin, pas 13 viteve të jashtëzakonshme në klubin më të madh të historisë së futbollit.

Kroat ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e bardhë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, ku madrilenët u mposhtën me rezultat 4-0 nga Paris Saint-Germain.

Ky takim shënoi mbylljen e një epoke të artë për klubin dhe për vetë Modriçin.

Pas përfundimit të ndeshjes, Modriç foli për “Real Madrid TV”, ku emocionet nuk munguan.

“Ka qenë një udhëtim i gjatë, por i paharrueshëm. Kjo është shtëpia ime, Madridi është shtëpia ime e dytë.

Do të më duhet kohë për të kuptuar se çfarë kam arritur këtu. Real Madridi më dha gjithçka. Do të jem mirënjohës për gjithë jetën time. Do të jem madrilist përgjithmonë”, ka thënë Modriç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot