Mesfushori i Inter, Davide Frattesi, iu nënshtrua me sukses një operacioni, lajm që e konfirmoi në rrjetet sociale klubi zikaltër.
“Davide Frattesi iu nënshtrua një operacioni të hernies në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano“, thuhej në një deklaratë nga klubi interist.
“Operacioni ishte një sukses i plotë dhe lojtari tani do të ndjekë një program rehabilitimi“, thuhet më tej në komunikatën e klubit.
Pas operacionit, edhe Frattesi postoi në profilin e tij në Instagram një foto të tij duke buzëqeshur nga shtrati i spitalit.
Përveç ndonjë ndërlikimi, Frattesi duhet të jetë rikuperuar plotësisht në kohë për fillimin e sezonit të ardhshëm të Serie A.