Fenerbahçe pranë transferimit të Marco Asensio

- Bota Sot

Fenerbahçe pranë transferimit të Marco Asensio

Fenerbahçe po bën një goditje të madhe në këtë merkato vere, teksa është shumë pranë të finalizojë marrëveshjen për transferimin e Marco Asensio nga Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit të njohur Yago Sabuncuoğlu, të gjitha palët janë në fazën përfundimtare të negociatave dhe lojtari spanjoll tashmë ka pranuar ofertën e kontratës nga klubi turk, duke i dhënë po-në e tij Fenerbahçes.

Tashmë pritet vetëm drita jeshile përfundimtare nga PSG, për të mbyllur gjithçka dhe për ta bërë Asension zyrtarisht pjesë të gjigantit të Stambollit.

Ky transferim pritet të forcojë ndjeshëm skuadrën e Fenerbahçes, që po synon të ndërtojë një ekip konkurrues si në kampionat ashtu edhe në Evropë.

Me një lojtar me eksperiencën dhe klasin e Asensios, pritshmëritë janë të mëdha që klubi të bëjë hapin cilësor që i mungon prej kohësh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot