Tirana gjen pasuesin e Përgjonit

- Bota Sot

Tirana gjen pasuesin e Përgjonit

Georgios Valerianos do të jetë futbollisti më i ri i ekipit të Tiranës.

Pasi mbylli aventurën e tij me Kalamata, mbrojtësi 33-vjeçar ka arritur akordin me Tiranën dhe tashmë pritet zyrtarizimi.

Valerianos luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe tashme, klubi i Tiranës ka gjetur edhe pasuesin e ish-kapitenit, Florian Përgjoni i cili vendosi të transferohej te Teuta. Ndërkohë që futbollisti grek, ka një karrierë të pasur.

33-vjeçari ka luajtur për ekipe elitare në Greqi, si Olympiacos, OFI Kretë, Kavala, Aris, Ionikos. Ndërkohë që aventurë ka pasur edhe në Letoni, por edhe në futbollin qipriot.



Lexoni të gjitha në Bota Sot