Tirana prezanton 33-vjeçarin

- Bota Sot

Tirana prezanton 33-vjeçarin

Tashmë gjithçka zyrtare, Georgios Valerianos është futbollisti më i ri i Tiranës. Pasi mbylli aventurën e tij me Kalamata, mbrojtësi 33-vjeçar ka vendosur të vazhdojë karrierën në Superioren e Shqipërisë.

Valerianos luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe tashmë, klubi i Tiranës ka gjetur edhe pasuesin e ish-kapitenit,

Florian Përgjoni i cili vendosi të transferohej te Teuta. Ndërkohë që futbollisti grek, ka një karrierë të pasur.

33-vjeçari ka luajtur për ekipe elitare në Greqi, si Olympiacos, OFI Kretë, Kavala, Aris, Ionikos. Ndërkohë që aventurë ka pasur edhe në Letoni, por edhe në futbollin qipriot.



Lexoni të gjitha në Bota Sot