Otrant Olimpik synon rikthimin në elitën e futbollit malazez

- Bota Sot

Otrant Olimpik synon rikthimin në elitën e futbollit malazez

Trajneri Nedelko Vllahoviq ka një qëllim, të rikthejë Otrant Olimpikun në Ligën e Parë të Malit të Zi.

Ekipi nga Ulqini pas një sezoni bie nga elita, ndërsa trajneri i ri ka përvojë dhe e njeh konkurrencën, me synime që të rikthejë në shoqërinë e më të mirëve.

“Qëllimi është i qartë - rikthimi ekspres i Otrantit në Ligën e Parë. Otrant është favoriti i karvanit të ligës së dytë, megjithëse nuk do të jetë e lehtë, sepse Llovçeni ka luajtur në play-off, pastaj janë Iskra, Grbalj, Podgorica...

Për momentin, nuk e di se cilat janë ambiciet e klubeve të tjera”, - thotë Vllahoviq.

Otrant ka filluar përgatitjet më 7 korrik, ndërsa edicioni nis më 16 gusht.



Lexoni të gjitha në Bota Sot