Reprezentuesi i Malit të Zi, Driton Camaj, është lojtari i ri i skuadrës nga Kazakistani, Astana.
Camaj nënshkruan kontratë një vjet e gjysmë me ekipin kazak.
Ai do të luajë me Astanën në ndeshjen e dytë kualifikuese të Conference League.
Ekipi është lider në kampionatin kazak me 37 pikë pas 16 javëve, një pikë para Kairat.
Ekipi Astana e fitoi titullin e tij të fundit në vitin 2022.
Camaj u largua nga Hungaria pas pesë vitesh, ku luajti për Kisvarda-s dhe Kecskemet-in. Në karrierën e tij, ai veshi fanellën e Interit nga Zapreshiqi, Buduçnostit, Deçiqit, Iskrës dhe Llovçenit.
Në fanellën e ekipit kombëtar malazez, ai ka shënuar dy gola në 24 ndeshje.