Abdyl Bellopoja është prej futbollistëve më interesant që mbahet mend në elitën e futbollit ish jugosllav.
Nga Flamurtari i Prishtinës shtegtoi në Cërvena Zvezda të Gjilanit dhe në verën e vitit 1986 i bashkohet radhëve të klubit me renome Prishtina.
Më 20 nëntor të vitit 1987, Bellopoja ka shënuar golin më të bukur sa ishte në klubin e Prishtinës.
Ai prej distance papritur dërgoi një goditje ku topi e puthi tokën dhe futet në rrjetë duke e lënë pa tekst portierin Sllobodan Janjush të Zhelezniçarit!
Prishtina e mposhti me rezultat 3:0 Zhelezniçarin.
E veçanta tjetër e tij ka qenë në vitin 1988 pikërisht më 19 mars në Beograd, i cili nuk i la në baltë shokët Sahit Kelmendin dhe Xhevdet Muriqin, duke u përfshirë në rrahjen masive kundër lojtarëve të Rad-it dhe ndaj futbollistit famëkeq Millosh Driziq.
Nga ana tjetër e ka edhe një peng që i ka mbetur gjatë karrierës, kur e humbi penalltinë ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit në Prishtinë.
Ai rrëshqiti gjatë goditjes së penalltisë, të cilën e priti portieri Davidoviq pikërisht më 13 mars të vitit 1988.
Prishtina kishte pësuar humbje me rezultat 2:3.
20 nëntor, 1987 – java e 7-të
Prishtina - Zhelezniçari 3:0
Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: 15.000.
Shënues: Bellopoja (25), Gjukiq (54") e Batroviq (78)
Prishtina: Zoran Lemajiq 7, Sahit Kelmendi 8 (Fahredin Duraku), Isa Sadriu 7, Gani Llapashtica 7, Sllavenko Kuzeleviq 7, Muhamed Kolenoviq 7, Zoran Batroviq 6, Mensur Nexhipi 7, Vlladisllav Gjukiq 7, Abdyl Bellopoja 8 dhe Kujtim Shala 7.