Muçit dhe tre futbollistëve u kërkohet të largohen

- Bota Sot

Muçit dhe tre futbollistëve u kërkohet të largohen

Beshiktashi po përgatitet për të bërë një tjetër ofertë zyrtare për

Orkun Kökçü. Lojtari i Benfikës pritet që të transferohet në Turqi pasi bordi i Beshiktashit kësaj here do të prezantohet në Portugali me një ofertë bindëse prej 35 milionë eurosh.

Siç dihet skuadra turke sezonin e kaluar kaloi një moment delikat sa i përket financave dhe tani duket se një pjesë e shumës që të mundësojë blerjen e Kökçü do të “financohet” nga largimi i tre lojtarëve.

Sipas medieve turke bordi i Beshiktash u ka thënë lojtarëve si Onana, Musrati dhe Zaynutdinov që të gjejnë një klub tjetër.

Ndërsa në pikëpyetje është edhe e ardhmja e Muçit.

Në rastin e shqiptarit bordi nuk është treguar i prerë si për tre të lartpërmendurit. Mësohet se Beshiktashi do të privohej prej shërbimeve të Muçit vetëm në rast se vjen një ofretë e majme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot