Renaldo Kalari nuk do të jetë më trajner i ekipit Partizani B

- Bota Sot

Renaldo Kalari nuk do të jetë më trajner i ekipit Partizani B

Renaldo Kalari nuk do të jetë më trajner i ekipit Partizani B.

Ish-lojtari dhe tashmë ish-trajneri i të kuqve, ka mbyllur bashkëpunimin, pas një sezoni të suksesshëm.

Në drejtimin e Kalarit, Partizani B ia doli që të ngjitej në Kategorinë e Dytë, ligë në të cilën do të militojë sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë që në njoftim, Partizani falenderon 41-vjeçarin për kontributin.

Njoftimi i klubit Partizani:

Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin e skuadrës Partizani B, Renaldo Kalari. Gjatë sezonit 2024–2025, Kalari udhëhoqi me sukses skuadrën drejt realizimit të objektivit të ngjitjes në Kategorinë e Dytë. Klubi e falënderon për kontributin dhe energjinë e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës si trajner.



Lexoni të gjitha në Bota Sot