Granit Xhaka tundohet nga oferta e sauditëve

- Bota Sot

Granit Xhaka tundohet nga oferta e sauditëve

Sipas “Foot Mercato” Granit Xhaka ka hyrë në radarët e klubit saudit Neom SC.

Skuadra në fjalë sezonin e kaluar siguroi pjesëmarrjen në Saudi Professional League dhe për këtë motiv ka nisur të përforcohet në merkato.

Trajneri Christophe Galtier ka mundur që të sigurojë firmën e lojtarëve si Alexandre Lacazette dhe Marcin Bulka.

Për momentin mësohet se skuadra saudite ka mbajtur disa takime me përfaqësuesit e Granit Xhakës.

Klubi në fjalë sapo është ngjitur në elitën e futbollit saudit

32-vjeçari pritet që të largohet nga Leverkusen këtë verë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot