Ekspertët e statistikave parashikojnë që të tre skuadrat shqiptare të pranishme në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, t’ia dalin të vazhdojnë më tej në fazën tjetër të turneut.
“Superkompjuteri” i “Football Meets Data”, sistemi statistikor me të cilin ata simulojnë 10 mijë herë ndeshjet e futbollit, parashikon që Egnatia, Shkëndija e Tetovës dhe Drita të vazhdojnë rrugëtimin në këtë turne.
Simulimet e kryera nga kompjuteri pas ndeshjeve të para duke marrë për bazë rezultatet që prodhuan ato, nxjerrin të tre ekipet me shanse më të larta se kundërshtarët për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve.
Egnatia vlerësohet me mundësinë 64% për kalimin e turit ndaj Breidablik, të cilin e mposhti në sfidën e parë në Rrogozhinë me shifrat 1-0, pas një dueli të cilin ekipi shqiptar e dominoi plotësisht edhe në lojë.
Shanset e islandezëve në teori janë vetëm për faktin se luajnë ndeshjen e dytë në fushën e tyre.