Asgjë serioze për dëmtimin e Bruno Ditës

- Bota Sot

Asgjë serioze për dëmtimin e Bruno Ditës

Ditën e sotme, Dinamo arriti të triumfojë në miqësore përballë Pogradecit me rezultatin 3-1.

Një paraqitje e mirë kjo nga dinamovitët që po përgatiten për të luajtur në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League.

Menjëherë pas nisjes së takimit, në minutën e 6-të të takimit, Bruno Dita braktisi fushën e blertë. Mesfushori i Dinamos ndjeu probleme dhe nuk mundi të vazhdojë dot më sfidën duke u zëvendësuar.

Burime pranë “Newsport” bëjnë me dije se gjendja e Bruno Ditës është e qëndrueshme. 32-vjeçari ka një kontraktim jo serioz dhe nuk pritet të qëndrojë shumë gjatë jashtë fushave të lojës. /Leonid BAJRAM.



Lexoni të gjitha në Bota Sot