Skuadra italiane merr në ekip edhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

- Bota Sot

Skuadra italiane merr në ekip edhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Ekipi italian, Hellas Verona ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Serie A.

Klubi italian ka marrë në ekipin e parë edhe disa futbollistë nga akademia, për t’i testuar gjatë stërvitjeve.

Një ndër ta është edhe talenti shqiptar, Adi Kurti. 19-vjeçari i cili është pjesë e ekipit U20, është marrë nga trajneri i Veronës, Paolo Zanetti, në ekipin A, për të testuar aftësitë e tij.

Një lajm mjaft i mirë ky, pasi Kurti tashmë po shihet si një “aset” për të ardhmen e ekipit italian.

Kujtojmë se qendërmbrojtësi ka luajtur 17 ndeshje me Shqipërinë U19, duke ia dalë të shënojë edhe 1 gol.



Lexoni të gjitha në Bota Sot