Leverkuseni zyrtartizon zëvëndësuesin e Wirtz

- Bota Sot

Leverkuseni zyrtartizon zëvëndësuesin e Wirtz

Bayer Leverkuseni ka bërë transferimin e radhës në këtë afat kalimtar.

Bëhet fjalë për amerikanin Malik Tillman, i cili u transferua nga kampioni holandez, PSV Eindhoven.

Leverkuseni pagoi rreth 35 milionë euro për shërbimet e Tillman, i cili do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare.

Tillman, ishte një nga yjet e PSV-së në dy vitet e fundit, ku bëri 73 paraqitje dhe shënoi 25 gola dhe 19 asistime.

Ai në dy sezonet e tij në Holandë, arriti të fitonte dy herë titullin e Eredivisies.



Lexoni të gjitha në Bota Sot