Chelsea i cakton çmimin Jacksonit

- Bota Sot

Chelsea i cakton çmimin Jacksonit

Nicolas Jackson mund të largohet nga Chelsea pas Botërorit të Klubeve.

Ardhjet e fundit të Liam Delapit dhe Joao Pedros, mund t’ja vështirësojnë punët senegalezit për të zënë një vend në formacion startues.

Një nga skuadrat e interesuara për të është Milani, por Chelsea po kërkon shifrën e çmendur të 100 milionë paundëve për lojtarin.

Jackson, sezonin që lamë pas bëri 37 paraqitje ku shënoi 13 gola dhe 6 asiste, ku arriti të fitonte Conference League.

Ai ka mundësi të fitojë trofeun e tij të radhës, pasi që janë në finale të Botërorit të Klubeve ku do të përballen me kampionët e Evropës, PSG-në.



Lexoni të gjitha në Bota Sot