Nuk e harron Kosovën, një shqiptar e ka për zemër! Vuksanoviq: Takova shumë fansa në Prishtinë!

- Bota Sot

Nuk e harron Kosovën, një shqiptar e ka për zemër! Vuksanoviq: Takova shumë fansa në Prishtinë!

Dy emra që u paraqitën gjatë për klubin e futbollit Prishtina, padyshim janë malazezi (ish portier) Bozhidar Vuksanoviq dhe boshnjaku Muhamet Kolenoviq!

Ish mbrojtësi Kolenoviq erdhi në Prishtinë në vitin 1986, ndërsa Vuksanoviqi në vitin 1988!

Përderisa Voksanoviqi nuk e harron mikpritjen bujare shqiptare dhe para disa vitesh ishte në Prishtinë e ndihej sikur në shtëpi të tij duke takuar fansat e kohës së artë të Prishtinës, ndërsa Kolenoviqi ka vite që nuk shihet e as nuk ka ndonjë deklaratë në opionionin sportiv.  

Vuksanoviqi ka një respekt të madh për gjeneratën e tij në Prishtinë, si për Arbnor Morinën, Ardian Koznikun, Mensur Nexhipin, Besnik Kollarin, Arbër Hasanxhekajn, Fehmi Hysenin, Avni Stubllën, Ibrahim Domin etj.    

“Sa i përket kohës së kaluar në Prishtinë, do të mbetet e paharrueshme sepse në Prishtinë kam bërë shumë miq me të cilët kam kontakte edhe sot. 

Kur erdha me kombëtaren (Malin e Zi), Arbnor Morina më priti si vëlla dhe më dërgoi për shëtitje nëpër Prishtinë ku takova shumë fansa, që më njohën edhe pas kaq vitesh”, kështu kishte thënë Voksanoviq në korrik të vitit 2022.



Lexoni të gjitha në Bota Sot