Gjermania sfidon Suedinë për vendin e parë në Grupin C

- Bota Sot

Gjermania sfidon Suedinë për vendin e parë në Grupin C

Në “Stadion Letzigrund” të Cyrihut përfaqësuesja e femrave e Gjermanisë dhe ajo e Suedisë do të ndeshen në takimin e fundit të fazës në grupe të sigurta për kualifikimin për më tej.

Si Gjermania edhe Suedia kanë pikët e plota pas dy takimeve të para dhe ajo çfarë bën diferencën është vetëm golaverazhi. Për momentin Suedia kryeson këtë grup me golaverazh 4:0 ndërsa gjermanet kanë golaverazh 4:1.

Përpara këtij dueli komisari teknik i Suedisë, Peter Gerhardsson, tha: “Duam që të fitojmë këtë grup dhe të luajmë të enjtën çerekfinalen. Sa i përket formacionit nuk mund të them asgjë pasi siç e kam thënë edhe më parë kurrë nuk tregoj se kush luan e kush jo”.

Ndërsa komisari teknik i Gjermanisë, Christian Wück, tha: “Të dy ekipet luajnë për vendin e parë dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e luftuar. Shpresoj shumë që të jemi ne fituesit e këtij grupi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot