Pas fitimit të titullit kampion, Napoli kërkon të jetë në garë edhe sezonin e ardhshëm me ekipet e tjera pretendente.
Kampionët e Italisë janë në merkato për të përforcuar repartin ofensiv.
Prej kohësh, Napoli vijon të ketë interes për Dan Ndoye të Bolognas.
Megjithatë, për të arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit zviceran, napolitanët nuk do ta kenë të thjeshtë me kuqebultë.
Siç raportojnë mediat italiane, kampionët e Italisë do të kërkojnë Federico Chiesan në rast se nuk arrihet Ndoye. Profili i sulmuesit italian pëlqehet edhe nga trajneri i Antonio Conte.