Finalja që pritet me emocione

- Bota Sot

Finalja që pritet me emocione

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka deklaruar se finalja e nesërme e Kupës së Botës për Klube ndaj Chelseat nuk do të jetë aspak e lehtë, pavarësisht rolit të favoritit që i atribuohet skuadrës së tij.

“Nuk do të jetë një formalitet i thjeshtë,” u shpreh Enrique në konferencën për shtyp.

“Chelsea ka një skuadër të shkëlqyer. Maresca po bën një punë të jashtëzakonshme dhe më pëlqen shumë mënyra se si po e drejton ekipin. Janë një skuadër shumë e kompletuar.”

PSG ka dominuar sezonin, duke fituar të gjitha trofetë: Kupën e Francës, Superkupën, kampionatin dhe Ligën e Kampionëve. Tani, objektivi është që suksesi të kurorëzohet edhe me trofeun e pestë.

“Dëshirojmë të mbyllim një vit të jashtëzakonshëm në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha tekniku spanjoll. “Tani duhet të hapim kapitullin tjetër, të fitojmë trofe të tjerë të rëndësishëm. Duam të shkruajmë historinë duke fituar finalen e nesërme.”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot