Edhe pse u përfol për një kalim te Prishtina e Re, kumanovari Nehar Sadiki ka përfunduar në kampionatin e Indonezisë.
Ai tashmë është zyrtarizuar si futbollist i ri i Bhayangkara FC.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e këtij vendi. Bhayangkara FC sapo është ngjitur në Superligë, dhe në radhëte e veta ka më shumë se 8 lojtarë të huaj.
Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi 27 vjecar nga Kumanova, Sadiki ka luajtur për Milanon, Rabotniçkin, Euromilk, Renova, Hamrun Sport (Malta), Borec, Erzeni, Khabarovsk dhe së fundmi në Bosnjë te Igman Konjicç.