Vllaznia hedh idenë që të zerohen pikët në fund

- Bota Sot

Vllaznia hedh idenë që të zerohen pikët në fund

Ditën e sotme, Departamenti i Garave në FSHF mbajti një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Me skemën e “Final Four” që ende nuk është miratuar, klubet treguan propozimet e tyre.

Sipas propozimit të bërë nga Vllaznia, pikët duhet të zerohen në fund të kampionatit.

Sipas shkodranëve, vendi i parë duhet të përballet me vendin e katërt, ndërsa vendi i dytë sfidon të 3-tin. Vlen të theksohet se e gjitha kjo, mund të bëhet me sistem vajtje-ardhje.

"Departamenti i Garave në FSHF zhvilloi sot një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në fokus të këtij takimi konsultues ishte diskutimi mbi një propozim për përmirësimin e skemës aktuale të “Final 4”, me qëllimin për të rritur më tepër rivalitetin dhe cilësinë në fazën përmbyllëse të kampionatit.

Në këtë kuadër dhe me propozimin e Federatës për një skemë me “Final 4”, KF Vllaznia përmes drejtorit sportiv Vioresin Sinani ka propozuar këtë opsion:

“Në fund të kampionatit të rregullt, pikët të zerohen. Në gjysmëfinale të luhet me skemën: Vendi i parë me të katërtin dhe i dyti me të tretin me sistem vajtje- ardhje, ndërsa finalja të luhet në “Air Albania”. Me këtë formulë vendi i parë është i favorizuar sepse do të luajë me të katërtin”. Në këtë mënyrë nuk shmangim stadiumet dhe tifozët tanë si dhe kemi mundësi të ardhurash secili klub”, shkruan Vllaznia.



Lexoni të gjitha në Bota Sot