Edhe pse dëshira e madhe e Xabi Alonso për të përforcuar mesfushën është Vitinha, portugezi është i paarritshëm, pasi nuk ka shanse të largohet nga PSG-ja.
Në këtë mënyrë, Xabi Alonso ka zgjedhur një tjetër objektiv për mesfushën, Alexis Mac Allister.
Megjithatë, Liverpool nuk duket e gatshme të negociojë lehtë. Bordi drejtues i kampionit të Premier League ka marrë një vendim: kampioni i botës do të largohet vetëm nëse arrin një ofertë që tejkalon 100 milionë euro.
Kjo shifër i ndërlikon planet e Real Madridit, klubi madrilen vlerëson shumë cilësitë e mesfushorit, por vështirë se do pranojë të paguajë mbi 100 milionë euro.
Në këtë mënyrë, drejtuesit e Real Madridit janë duke ndjekur alternativa të tjera në mesfushë, me kosto më të ulët, pavarësisht dëshirës së Xabi Alonso për të transferuar Alexis Mac Allister.