Guardiola do i bëjë një nder të madh Barcelonës!?

- Bota Sot

Guardiola do i bëjë një nder të madh Barcelonës!?

Situata mes Marc-Andre ter Stegen dhe drejtuesve të Barcelonës është tensionuar shumë ditët e fundit.

Klubi dhe vetë trajneri Hansi Flick, i kanë bërë të ditur portierit gjerman, që jo vetëm nuk do të jetë portieri titullar, por as portier i dytë, ndaj duhet të largohet.

Në anën tjetër, portieri 33-vjeçar nuk pranon të largohet nga Barcelona dhe kërkon të respektojë kontratën deri në fund, duke ditur rrogën e majme që merr aktualisht. Megjithatë, për të zbutur situatën mes palëve po mendon Pep Guardiola.

Trajneri i Man. City ka shprehur interes të qartë për të transferuar Ter Stegen, duke qenë i bindur se përvoja dhe aftësia e portierit gjerman me këmbë do të përshtateshin në mënyrë të përkryer në sistemin e tij.

Kështu që me shumë mundësi, e ardhmja e Ter Stegen do jetë në Premier League te Man. City. Mes palëve kanë mbetur disa detaje të fundit për t’u diskutuar, para se të finalizohet marrëveshja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot