Edhe pse dëshira e madhe e Marcus Rashford është të veshë fanellën e Barcelonës, ky duket një mision i pamundur.
Klubi katalanas nuk është në gjendje të paguajë shifrën e kërkuar nga Manchester United, që është rreth 45 milionë euro.
Në anën tjetër, sulmuesi anglez nuk është në planet e Ruben Amorim për sezonin e ri dhe largimi i tij nga Manchester United është i pashmangshëm.
“The Sun” raporton se është klubi i Juventusit që ka hyrë në garë seriozisht për Marcus Rashford.
Ditët në vijim pritet të ketë një takim zyrtar mes drejtuesve të Juventusit dhe përfaqëuesve të lojtarit për të gjetur gjuhën e përbashkët për detajet e një marrëveshjeje të mundshme.
Igor Tudor e pëlqen shumë sulmuesin anglez dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë të mundur transferimin e tij. Man. United kërkon shitjen përfundimtare të sulmuesit, ndërsa ende nuk dihet cili do jetë propozimi i Juventusit: blerje përfundimtare apo huazim me të drejtë blerjeje.