Rodrygo në radarin e klubit të madh anglez

- Bota Sot

Rodrygo në radarin e klubit të madh anglez

Merkatoja verore mund të sjellë një tjetër lëvizje të madhe në Premier League.

Sipas asaj që raporton Diario AS, Liverpool ka shfaqur interes të madh për sulmuesin brazilian të Real Madridit, Rodrygo.

Ky interes vjen në një moment kur te “The Reds” po mendohet një rikonstruktim i repartit ofensiv, pas largimeve të mundshme dhe nevojës për të shtuar më shumë cilësi e fleksibilitet në sulm.

Rodrygo, i cili është një nga yjet më premtues të Real Madridit, ka qenë kyç në ndeshje të rëndësishme për “Los Blancos” dhe vështirë se klubi spanjoll do ta lërë të largohet lehtë.

Megjithatë, interesimi i Liverpoolit mund të hapë një tjetër sagë të madhe transferimesh këtë verë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot