Sipas “BILD”, Borusia Dortmund kërkon një shumë prej 65 deri në 70 milionë euro për Karim Adeyemin.
Sulmuesi gjerman është sërish në vëmendjen e merkatos, me Juventusin, Chelseat dhe Newcastlen, që janë të interesuar për shërbimet e tij.
Dortmund kërkon shifrën e majme për dhëndrin e Kosovës!!
Dortmundi nuk ka ndonjë synim për ta shitur Adejemin këtë verë, por kjo mund të ndryshojë nëse ndonjë klub arrin shumën që ata kërkojnë. Me kontratë deri në vitin 2027,
Adejemi ka arritur të konsolidojë rolin e tij në ekip nën drejtimin e Niko Kovaç.
Dhe tani, pas largimit të Gitens dhe dëmtimit të Julien Duranvil, Adeyemi do të jetë sërish në qendër të planeve sulmuese të Dortmundit.
23-vjeçari ka krijuar një dyshe të fortë me Serhou Guirasin, bashkëpunim që BVB do të dëshirojë të ruajë edhe për sezonin 2025-‘26.