Suedia nuk ka të ndalur, tre ndeshje po aq fitore në Grupin C të Kampionatit Evropian.
Shqiptarja nga Kosova, Kosovare Asllani, me kombëtaren e Suedisë, treguan lojë shumë të mirë duke e deklasuar me rezultat 4:1 Gjermaninë, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Letzigrund” në Zurich.
Asllani me suedezet ishin fatale në 45 minutat e parë për gjermanet.
Asllani ka asistuar në golin e parë në minutën e 12-të.
Për Suedinë shënuan Blackstenius (12), Holmberg (25), Rolfo (34 - nga penalltia), Hurtig (80) dfhe për gjermanet Brand (7).
Wamser e Gjermanisë është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 31-të.
Asllani është paraqitur 56 minuta.
Suedia ka përfunduar në vend të parë në grup me 9 pikë e Gjermania në të dytin me 6 sosh, të dyja këto kombëtare janë kualifikuar në çerekfinale.