Njoftim nga Ujësjellësi i Prizrenit për banorët e lagjes “Dardania”

- Gazeta e Prizrenit

Njoftim nga Ujësjellësi i Prizrenit për banorët e lagjes “Dardania”

Ujësjellësi i Prizrenit njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në sistemin e pompave që furnizojnë me ujë lagjen Dardania 2, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në intervale të pacaktuara, si dhe rënie të presionit në të gjithë lagjen.

“Ekipet tona teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit sa më parë që të jetë e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet ne njoftim. / Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit