Palmer me vetëbesim flet para finales me PSG-në, lavdëron edhe dy yjet e Chelseat

- Bota Sot

Palmer me vetëbesim flet para finales me PSG-në, lavdëron edhe dy yjet e Chelseat

Ylli i Chelseat, Cole Palmer, ka ndarë mendimet e tij nga “Top of the Rock” në Rockefeller Center, përpara finales së FIFA Club World Cup ndaj PSG, që zhvillohet të dielën, më 13 korrik 2025.

“Nuk e dinim çfarë të prisnim kur erdhëm këtu. Shpresojmë ta realizojmë,” tha Palmer, duke shfaqur besim në suksesin e skuadrës së tij.

Mesfushori ofensivë 23-vjeçar ka vlerësuar performancat e bashkëlojtarëve të tij, duke veçuar Joao Pedro dhe Pedro Neto: “Të dy kanë shënuar disa gola. Të gjithë kanë bërë mirë deri më tani”, ka deklaruar Palmer.

Palmer ishte protagonist në suksesin e Chelseat në finalen e Ligës së Konferencës duke dhënë dy asistime në fitoren 4-1 ndaj Real Betis.

Ai ka regjistruar 16 gola dhe 12 asistime në 51 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemat e trajnerit Enzo Maresca.

Pavarësisht një dëmtimi në kofshë, Palmer ka konfirmuar se është plotësisht i rikuperuar dhe gati për sfidën e madhe ndaj kampionëve të Francës.

Chelsea, fitues i të tre garave evropiane, kërkon të shkruajë histori edhe në Botërorin e Klubeve, me Palmer në qendër të lojës kundër një PSG-je të udhëhequr nga Ousmane Dembele.



Lexoni të gjitha në Bota Sot