“Puna te Milani më ka impresionuar”, Tare: Na duhej një figurë me eksperiencë, një fitues

- Bota Sot

“Puna te Milani më ka impresionuar”, Tare: Na duhej një figurë me eksperiencë, një fitues

Mes stërvitjeve intensive dhe diskutimeve të vazhdueshme për merkaton, Milani i sezonit të ri ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e tij nën drejtimin e dy figurave të njohura dhe me eksperiencë, Igli Tare në rolin e drejtorit sportiv dhe Masimiliano Alegri si trajner, i rikthyer në stolin ku fitoi titullin kampion më shumë se një dekadë më parë.

Tare, ish-drejtues i suksesshëm te Lacio, përjeton për herë të parë ambientin kuqezi, duke theksuar që në fillim surprizën pozitive për organizimin e klubit.

“Jam shumë i impresionuar nga mënyra si funksionon Milani. Të gjithë, që nga dita e parë, na kanë vendosur mua dhe trajnerin në kushtet më të mira për të punuar. Por rruga përpara është ende e gjatë”, deklaroi ai gjatë një eventi me sponsorët. Vendimi për t’i besuar një trajneri si Alegri një skuadër që vjen nga një sezon zhgënjyes nuk ishte rastësi.

“Na duhej një figurë me eksperiencë, një fitues. Me Xhorxhon (Furlanin) shkuam në Lugano dhe pas dy-tre orësh bisedë me Alegrin e kuptuam që kishte sinergji dhe dëshirë për të ndërtuar diçka të rëndësishme”, shtoi Tare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot