Hajduk Spliti luajti mbrëmë një miqësore përballë Posusje. Kroatët fituan me rezultatin 0-1 ndaj boshnjakëve. Dhe në këtë ndeshje, Adrion Pajaziti mori minutat e para.
Mesfushori i Kombëtares, që u afrua këtë verë te Hajduku, luajti nga minuta e 65-të. Pas ndeshjes ishte trajneri Gonzalo Garsia, i cili komentoi Pajazitin dhe po ashtu Fran Karaçiç që debutuan.
“Ata ishin të mirë. Ata arritën vetëm pak ditë më parë dhe ishte e vështirë për ta sepse ne kurrë nuk patëm kontrollin e plotë në fushë, por bënë mirë.
Fran bëri çfarë i kërkuam. Pajaziti ishte mirë me topin dhe tregoi kualitet. Jam i lumtur për mënyrën si ato luajtën minutat e para me skuadrën”, u shpreh trajneri i Hajduk Split që është pasuesi i Gatuzos.