Fisnik Asllani do të qëndrojë te skuadra e tij, Hoffenheimi.
Klubi nga Bundesliga, ka vendosur t’i vazhdojë kontratën sulmuesit kosovar, të cilët e shohin si të ardhmen e klubit.
Asllani, do të nënshkruajë kontratë e cila do ta mbajë sulmuesin te Hoffenheimi për 4 sezone.
Sulmuesi sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Elversbergu, ku shënoi 19 gola në 37 paraqitje, duke çuar skuadrën në play-offin për t’u ngritur në Bundesliga, por ishin të pafat pasi nuk arritën të mposhtin Heidenheimin, duke mbetur në Bundesliga 2.