Ka ndërruar jetë Irfan Xhelili, ish-sekretar i KF Shkëndija dhe avokat i njohur.
Xhelili ka lindur në vitin 1959. Varrimi i tij do të bëhet sotr (e diel).
"Lajm i trishtë për të gjithë dashamirësit e sportit tetovar. Irfan Xhelili, avokati dhe një nga rithemeluesit e KF Shkëndija dhe sekretari i parë i klubit pas rithemelimit, ka ndërruar jetë.
Me përkushtimin e tij të palodhur, ai u bë pjesë e pandashme e historisë së klubit.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij", njofton KF Shkëndija e Tetovës .