Të martën në mbrëmje në orën 20.00, në Arena në Shkup, kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, do të luajë ndeshje të rëndësishme evropiane.
Skuadra kuqezi synon të shkojë sa më lart në Champions League.
“Pas barazimit (0:0) në Uells, Shkendija ka rast të madh në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Champions League, sigurisht me një fitore, jo vetëm për të siguruar të paktën një vend në play-off në Conference League, por edhe për të mbushur arkën e klubit me gati 2 milionë euro”, ka shkruar mediumi maqedonas “Sportsport”.
“Në rast se nuk e kalon TNS, atëherë Shkendija kalon në rrethin e dytë kualifikues në Conference League dhe kështu do të fitojë të paktën një milion euro, ose gjysmën e shumës”, shkruan më tej.
Shkëndija po përgatitet pë sfidën e kthimit.