Bardhi pas nënshkrimit me Konyasporin: Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi

- Bota Sot

Bardhi pas nënshkrimit me Konyasporin: Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është i lumtur që iu bashkua skuadrës së njohur turke Konyaspor.

"Një kapitull i ri në karrierën time.

 Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi të Konyaspor", ka shkruar Bardhi.

Bardhi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin e divizionit të parë turk Konyaspor, dhe siç raportohet nga mediat turke, ai do të fitojë rreth 500 mijë euro në vit.

Bardhi ka njohuri të madhe për futbollin turk, pasi që në të kaluarën është paraqitur edhe për Trabzonin dhe Bodrumsporin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot