Klubi i futbollit Trepça është e vetmja skuadër nga Kosova që ka arritur në finale të Kupës “Marshall Tito” në vitin 1978!
Pas Trepçës vjen Prishtina por kjp e fundit vetëm deri në gjysmëfinale ku ishte eliminuar me penallti (4:1) nga Borci i Banjallukës.
Ndeshja e parë ishte mbyllur bars (1:1) po ashtu edhe në Banjallukë (0:0).
Trepça në finale nuk ia doli me Rijekën, duke pësuar humbje pas vazhdimeve (pas 120 minutave) me rezultat 1:0 .
Fisnik Ademi, një emër që nuk harrohet dhe që dha kontribut të madh në finalen e Kupës “Marshall Tito”.
Ai si zakonisht titullar.
Ademi ësthë prej mesfushorëve më të mirë që ka pas Kosova.
Trepça kishte debutuar me barazim në Ligën e Parë ish jugosllave, duke luajtur baras (1:1) me Velezhin në Mostar.
Ademi dhe Ramadan Cimili, dy shqiptarë që startuan nga minuta e parë në ndeshjen e 14 gushtit.
NJë ndeshje që edhe sot mbahet mend nga dashamirët e futbollit tonë, është ajo në Mitrovicë mes Trepçës dhe Partizanti të Beogradit, ndërsa Ademi me shokë treguan angazhim të madh por nuk e fituan këtë sfidë duke luajtur baras (1:1).
Gjeneratat e vjetra dhe brezi i artë i Trepçës, thonë se profil si Ademi sot nuk ka Kosova. Një lojtar i kompletuar, shembull në fushë dhe në jetën private, me parime të forta.
Personalitet i rrallë.
Java e parë, 14 gusht, 1977
Velezhi — Trepça 1:1
Stadiumi në Mostar.
Shikues: 7.000.
Gjyqtar: Zh. Borovçiç (Split).
Golashenues: Halilhoxhiq (85’) - Stoliç (74’).
Velezhi: Njegush, Gjurasoviq, Haxhiabdiq, Vukiçeviq, Matijeviq, Grabovac (Hoxhiq), Okuka, Slishkoviq, Halilhoxhiq, Lediq (Çutuk), Vukoje.
Trepça: Cvetiniq, Karaxhiq, Gërboviç, Ramadan Cimili, Rashiq, Miletoviç, Buha, Baçvareviç (Liljak), Stoliq (Radojeviq), Fisnik Ademi dhe Savoviq.
Java e 31-të, 1978
Trepça - Partizani 1:1
Stadiumi (tani quhet Riza Lushta në MItrovicë.
Shikues: Mbi 15.000.
Shënues: Savoviq (68) - Santraç (55).
Gjyqtar kryesor Vlado Tauzen (Lubjana).
Trepça: Mutibariq 7, Liljak 7, Radeviq 8, Rafet Prekazi 6, Rashiq 7, Miletoviq 7, Adnan Zeqiri 6 (Radivojeviq 6 - 65), Ramadan Cimili 7, Stoliq 7, Fisnik Ademi 6 dhe Savoviq 6.
Partizan: Borota 7, Golac 7, Gjuroviq 7 (Pejoviq 67’), Trifunoviq 7, Stojkoviq 7, Hatuniq 7, Zavishiq 6, Klinçarski 7, Santraç 7, Vukotiq 6, Gjorgjeviq 6 (Xhevat Prekazi 67’).