Skuadra me renome Liria e Prizrenit është përforcuar me futbollistin me përvojë, Yl Hoxha.
Liria ka pretendime rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
”Pas një karriere të gjatë dhe të pasur, Yll Hoxha i bashkohet FC Lirisë!
Ka qenë pjesë e klubeve si TPS Turku, FC Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Feronikeli, Gjilani dhe Suhareka.
Tani, është koha për një kapitull të ri në Prizren – në zemrën bardhezi!FC Liria vazhdon të ndërtojë një skuadër të fortë dhe me karakter, dhe Ylli është pjesë e këtij rrugëtimi!” thuhet në njoftimin e klubit.